Arta Admin
Number of posts : 184 Location : hmmm nuk e di.... Registration date : 2008-10-05
| Subject: Rrezarta Shkruta Tue Oct 21, 2008 4:19 pm | |
| Rezarta Shkurta, “mbrëmje madhështore” për klipin e ri Një mbrëmje madhështore dhe me shumë të ftuar, do të jetë ajo që këngëtarja Rezarta Shkurta do të organizojë së shpejti në një nga qendrat tregtare më luksoze të Durrësit, për promovimin e klipit të saj të ri, që pritet të hedhë në treg. Flitet që kënga do të jetë ritmike, dhe se është në fazën e fundit të përgatitjes në studio me kompozitorin Genti Lako. Ajo ka menduar të mbledhë në këtë promovim shumë artistë, në një organizim special gati si një mbrëmje “gala”. Ndërkohë që ka premtuar, që do të na mahnisë me klipin e ri, edhe përsa i përket lookut të saj. Do të jetë klipi më i bukur që ka bërë ndonjëherë dhe për këtë po bashkëpunon edhe me regjisorin e njohur maqedonas Dejan Milicevic. Ajo nisi punën për realizimin e klipit në fillim të shtatorit, ndërsa ka pohuar vazhdimisht në shtyp se po përgatitet për një klip ndryshe. Nuk dihet nëse talentin e saj për stilimin e veshjeve, do ta përdorë në këtë klip, por deri tani thuhet se ajo mund të bashkëpunojë me të njëjtën stiliste, Rezarta Skifteri. | |
|
t-a Melody
Number of posts : 65 Registration date : 2008-10-21
| Subject: Re: Rrezarta Shkruta Thu Oct 23, 2008 11:00 pm | |
| E kam lexuar kete artikull dhe kete lajm... flm shum Arta.... | |
|
Magdalena Admin
Number of posts : 227 Age : 33 Location : Albania Registration date : 2008-10-04
| Subject: Re: Rrezarta Shkruta Sun Mar 08, 2009 2:47 pm | |
| Rezarta eksperimenton me flokët dhe kërkon mendimin e fansave Pak ditë më parë Rezarta Shkurta ka hedhur në faqen e saj në Face-Book një album me foto, ku këngëtarja e njohur falë një programi kompjuterik, na është paraqitur me disa modele flokësh: të shkurtra, të gjata, me onde, të drejta, të kuqe, të verdha, të zeza etj. Ajo ka kërkuar mendimin e fansave të saj se cili model i shkon më shumë. Dhe reagimet nuk kanë munguar. Ata i shkruajnë se secili prej atyre modeleve i shkon shumë. Nëse Rezi është duke menduar për të ndryshuar look, sugjerimet e fansave me siguri që nuk e kanë ndihmuar. /PanoramaPlus/ | |
|
Sponsored content
| Subject: Re: Rrezarta Shkruta | |
| |
|