Alban Skenderaj
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alban Skenderaj

www.AlbanSkenderaj.net
 
HomePortaliLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Stine

Go down 
3 posters
AuthorMessage
Arta
Admin
Admin
Arta


Number of posts : 184
Location : hmmm nuk e di....
Registration date : 2008-10-05

Stine Empty
PostSubject: Stine   Stine Icon_minitimeTue Oct 21, 2008 4:22 pm

Stine: Ja pse ka zgjatur lidhja ime me vajzën e Rita Latit




Stine Stine
Nuk i pëlqen të flasë për jetën private, por kantautori 27- vjeçar nuk mund ta fshehë se me Rozën, është duke jetuar historinë më të gjatë të dashurisë. Tregon për strategjitë për të patur sukses si kantautor dhe bashkëpunimi me djemtë e grupit kosovar “Skillz” në “Kënga Magjike”.
Stine, do të prezantoni këngën tuaj në festivalin “Kënga Magjike”, këtë të diel. Për çfarë këngë bëhet fjalë?.
Po me një këngë, që titullohet “Ndaloje vrapin”, një bashkëpunim me grupin kosovar “Skillz” nga Kosova. Kemi menduar një kombinim të veçantë dhe një perfomancë speciale nëse do të arrijmë në finale.
Keni miqësi me djemtë e grupit “Skills”?
Po, është një miqësi mes artistësh, pasi na bashkon stili në muzikë. Mund të them se janë miq shumë të mirë.
Me çfarë po merreni për momentin, u bënë kohë që nuk ju shohim të dilni në treg me një album të ri?
Jam duke punuar për një album dimëror, që mendoj ta publikoj para dhjetorit. Ky është albumi im i tretë pas tri vitesh mungesë. Arsyeja, pasi nuk dua të jem ai këngëtari, që nxjerr albume çdo vit. Unë nuk bëj muzikë se duhet, por bëj se e ndiej.
Pse ky album në dimër, ndërkohë që mania e artisëve është t’i publikojnë albumet e tyre në verë?
Po e di. Kjo është tendenca e këngëtarëve në përgjithësi. Por unë mendoj se është më mirë që albumi të publikohet në dimër, në mënyrë që këngët të arrijnë të bëhen ‘hit’, verës tjetër.
Cilat janë rrymat e këngëve, që përfshihen në këtë album?
Soul, R and B, por natyrisht do të ketë dhe këngë ku unë eksperimentoj me muzikën.
Do të bashkëpunoni me këngëtarë të tjerë?
Po. Do të ketë bashkëpunime me këngëtarë të tjerë, pasi gjithnjë kam qenë i hapur për bashkëpunime me artistë të vërtetë.
Çfarë kuptoni kur thoni “artistë të vërtetë”?
E kam fjalën për këngëtarë profesionistë, që edhe pëlqehen nga masa, por dhe kanë karakterin e tyre.
Po pse ky fanatizëm për të qenë vetë vetë autor i të gjitha këngëve tuaja, si në muzikë ashtu dhe në tekste?
Jo, unë jam shumë i hapur dhe nuk jam fanatik i muzikës sime. Por deri tani nuk e kam ndier të nevojshme, pasi mendoj se rrymën time e njoh mirë. E natyrisht më pëlqen muzika e kompozitorëve të rinj në Shqipëri.
Fitojnë këngëtarët nga shitja e albumeve, po ju?
Në Shqipëri absolutisht nuk mund të marrësh fitime nga shitja e albumeve, madje mund të dalësh me humbje. Të vetmet fitime të këngëtarëve janë koncertet.
Ju jeni autor i këngëve të shumë artisteve femra. A mund të përmendni disa emra?
Po janë Besa Kokëdhima, Anjeza Branka, Ingrid Gjoni, Samanta Karavello, Denada Bare, dhe grupi LRC.
Bëni përzgjedhje të këngëtareve, me të cilët bashkëpunoni?
Dikur nuk i përzgjidhja këngëtarët për të cilat kompozoja këngë. Tani po.
Jeni i dashuruar me Rozën, vajzën bjonde të aktores Rita Lati. Ç’mund të na thoni për këtë lidhje?
Besoj se nuk është momenti i duhur për të folur për këtë lidhje. Por ajo që mund të them me bindje është se me Rozën kam 3 vite i dashuruar, dhe kjo është lidhja më e gjatë, që kam jetuar ndonjëherë.
Ç’mund të më thoni tjetër për Rozën, mund të përfshihet ajo në botën e artit?
Roza është studente në vitin e dytë për shkenca politike në një universitet privat, dhe nuk ka asnjë plan t’i hyjë botës së artit. Ndihemi shumë mirë bashkë.
Po relatat me Rita Latin?
Shumë të mira. Takohemi shpesh, shkembëjmë mendime dhe shkojmë mirë. Ajo që më çudit është se është e vetmja artiste, që nuk ka dëshirë që vajza e saj të bëhet po artiste.
Cilat janë disa hobe që keni?
Dikur hobet e mia përveç muzikës kanë qenë; vallëzimi, basketbolli dhe makinat. Tani i vetmi pasion mbetet muzika.
Kjo tregon që jeni rritur?
Po tashmë jam 27 vjeç, edhe pse mënyra se si vishem e sillem mund të më tregojë shumë më të ri.
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
t-a
Melody
Melody
t-a


Number of posts : 65
Registration date : 2008-10-21

Stine Empty
PostSubject: Re: Stine   Stine Icon_minitimeThu Oct 23, 2008 10:54 pm

Flm shum Arta... Very Happy
je shum e mir...
Back to top Go down
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 32
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Stine Empty
PostSubject: Re: Stine   Stine Icon_minitimeSun Mar 15, 2009 7:01 pm

Stine dhe ish - e dashura e tij

Stine F.0315104807476_m

Stine -Stine
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 32
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Stine Empty
PostSubject: Re: Stine   Stine Icon_minitimeSun Mar 15, 2009 7:04 pm

Përfundon lidhja trevjeçare e Stine


Këngëtari i muzikës R&B nga Shqipëria, Stine, është ndarë nga e dashura e tij prej tre vitesh, Roza Lati, njofton shtojca "Panorama Plus".
27-vjeçari refuzon të flasë për jetën e tij private duke mos dhënë asnjë koment në lidhje me arsyet e ndarjes, por është cituar të ketë thënë se kjo “ka ndodhur para dy muajsh dhe nuk do të ketë më kthim mbrapa”.

Derisa ish-e dashura e tij ka krijuar një lidhje të re, edhe Stine është parë në shoqërinë e këngëtares së re Ronela Hajati.
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Sponsored content





Stine Empty
PostSubject: Re: Stine   Stine Icon_minitime

Back to top Go down
 
Stine
Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Alban Skenderaj :: Alban Skenderaj :: News-
Jump to: