Alban Skenderaj
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alban Skenderaj

www.AlbanSkenderaj.net
 
HomePortaliLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Kengetaret tjere

Go down 
4 posters
Go to page : 1, 2  Next
AuthorMessage
Arta
Admin
Admin
Arta


Number of posts : 184
Location : hmmm nuk e di....
Registration date : 2008-10-05

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeSun Oct 05, 2008 4:20 am

Wink
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
t-a
Melody
Melody
t-a


Number of posts : 65
Registration date : 2008-10-21

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeTue Oct 21, 2008 3:28 pm

Poni gati për një klip dimëror

Kengetaret tjere T_ponim_27350d3


Ka kaluar një verë vetëm me xhirime dhe udhëtime nga Tirana drejt në Maqedonisë e Ulqinit, ndërsa e ka komentuar këtë periudhë si momentin e saj më të mirë në muzikë, për të realizuar një klip dimëror. Këngëtarja vlonjate, Poni që në verë lançoi tri klipe, “Hopa, hopa”, “Çështë dashuria” dhe “Labëri, moj labëri” po punon për hedhjen në treg të klipit të katërt me këngë nga albumi i saj i fundit.

Ende nuk dihet se ku do xhirojë për klipin e ri, nëse edhe këto xhirime mund t’i bëjë në Ulqin. Këngëtarja ka pohuar, se ky ka qenë një moment perfekt për t’iu përkushtuar këngës, ndërkohë që në album ka bashkëpunuar me kompozitorë të ndryshëm si; Genti Lako, Edi Balili, Florian Mumajesi, Klodian Qafoku, etj.
Back to top Go down
t-a
Melody
Melody
t-a


Number of posts : 65
Registration date : 2008-10-21

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeTue Oct 21, 2008 3:37 pm

Stine dhe Skillz me një bashkpunim...



Kengetaret tjere T_Skillzfitojm_77b0728


Kengetaret tjere T_stinem_2d45b90



Tregon për strategjitë për të patur sukses si kantautor dhe bashkëpunimi me djemtë e grupit kosovar “Skillz” në “Kënga Magjike”.

Me një këngë, që titullohet “Ndaloje vrapin”, një bashkëpunim me grupin kosovar “Skillz” nga Kosova. Kemi menduar një kombinim të veçantë dhe një perfomancë speciale nëse do të arrijmë në finale.
Back to top Go down
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeWed Oct 22, 2008 2:35 am

Martohet Ermal Fejzullahu

Këngëtari i njohur nga Kosova Ermal Fejzullahu është një tjetër personazh, që ka vendosur t’i thotë lamtumirë beqarisë. Kështu ai do të martohet javën tjetër me të fejuarën e tij 22 vjeçare Ariana. Ka marrë për sipër të bëjë një dasmë të madhe jo në një ditë por në tre ditë me radhë.
Pikërisht në datat 19, 20 dhe 21 janë planifikuar të bëhen tre darka të mëdha, një me shoqërinë, një me familjen dhe një me personazhet VIP, miq të Ermalit, ku padyshim do të jenë të pranishëm edhe miq të tij nga Shqipëria
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Arta
Admin
Admin
Arta


Number of posts : 184
Location : hmmm nuk e di....
Registration date : 2008-10-05

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeWed Oct 22, 2008 11:05 pm

Hajde perhajer....hahahahah... lol!
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeThu Oct 23, 2008 12:29 am

Hajr paq hahahahahaha.......... cheers
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Linda'D
OK
OK
Linda'D


Number of posts : 36
Location : Republic Of Kosova
Registration date : 2008-10-12

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeThu Oct 23, 2008 2:15 am

grupi im i preferuar Asgje Sikur Dielli sonte me 23.tetor.08 do te performojne para fansave te tyre ne 7 vjetorin e hapjes se pubit ''DEPO'' ne Prishtine
Back to top Go down
http://www.top-channel.tv
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeSun Jan 25, 2009 5:48 pm

Rovena e dashuruar në Agim Krasniqin
Suplementi "Panorama Plus" ka zbuluar të dashurin misterioz të këngëtares Rovena Stefa dhe ai është 29-vjeçari nga Maqedonia, Agim Krasniqi.
Krasniqi, i cili konsiderohet njëri nga drejtuesit e Ushtrisë së Iliridës dhe mbështetës kryesor i Kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçit, ëhstë arrestuar në qershor të vitit 2008, ditën e zgjedhjeve në Maqedoni dhe është i dënuar me pesë vjet burg, megjithatë ekziston mundësia që të lirohet më herët pas një kërkese apeli
Revista në fjalë spekulon që këngën “Lum e Lum...”, nga e cila është emëruar edhe albumi i Rovenës, këngëtarja ia kushton pikërisht të dashurit të saj.

Kengetaret tjere F.0124155451385_m Kengetaret tjere Agimkr
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Arta
Admin
Admin
Arta


Number of posts : 184
Location : hmmm nuk e di....
Registration date : 2008-10-05

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeMon Jan 26, 2009 1:15 pm

pale phaaa i bukur qenka...hahahahah...
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeSat Jan 31, 2009 11:43 pm

Kengetaret tjere F.0131155438129_m



Anjushka emër real në jetën e Pirro Çakos

Emri me të cilin Pirro Çako e ka emërtuar këngën pjesëmarrëse në festivalin "Kënga Magjike", "Anjushka", nuk është një emër artistik, por është vajza me të cilën këngëtari ka krijuar romancë.
Anja është një vajzë 27-vjeçare me të cilën Çako është në lidhje qe gati një vit, njofton suplementi “Panorama Plus”.

Ajo ka pranuar që kënga t’i kushtohet asaj që në një mënyrë ta bëjë ‘të ligjshme’ lidhjen e saj me kantautorin e famshëm.

Autori i këngës paraprakisht kishte deklaruar se ky është vetëm një emër artistik dhe se kënga u është përkushtuar vajzave të bukura 17-vjeçare, por që në fakt ky ishte thjesht një truk. Thuhet që njohja e tyre është bërë në një nga lokalet e natës, ku Pirro ishte frekuentues i rregullt.
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeSat Jan 31, 2009 11:47 pm

Kengetaret tjere F.0131160739685_m Kengetaret tjere Eli+Fara+2 Kengetaret tjere West_side_family




Eli Fara, Poni dhe West Side Family koncert për dashurinë

Anëtarët e grupit "West Side Family", Eli Fara dhe Poni kanë marrë një ftesë të përbashkët për të mbajtur një koncert para fansave shqiptarë në Athinë për nder të festës së Shën Valentinit.
Një kombinim paksa i pazakontë kur kihet parasysh muzika që bëjnë Landi, Flori dhe Miri, përbërësit e grupit “West Side Family”, në krahasim me tingujt korçarë të Eli Farës dhe muzikën e anës së Vlorës të cilën e kultivon Poni.

Në këtë mënyrë do t’u jepet mundësi fansave shqiptarë që të dëgjojnë zhanre të ndryshme në koncertin e madh më 14 shkurt
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Arta
Admin
Admin
Arta


Number of posts : 184
Location : hmmm nuk e di....
Registration date : 2008-10-05

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeSun Feb 01, 2009 12:58 pm

Lena wrote:
Kengetaret tjere F.0131155438129_m



Anjushka emër real në jetën e Pirro Çakos

Emri me të cilin Pirro Çako e ka emërtuar këngën pjesëmarrëse në festivalin "Kënga Magjike", "Anjushka", nuk është një emër artistik, por është vajza me të cilën këngëtari ka krijuar romancë.
Anja është një vajzë 27-vjeçare me të cilën Çako është në lidhje qe gati një vit, njofton suplementi “Panorama Plus”.

Ajo ka pranuar që kënga t’i kushtohet asaj që në një mënyrë ta bëjë ‘të ligjshme’ lidhjen e saj me kantautorin e famshëm.

Autori i këngës paraprakisht kishte deklaruar se ky është vetëm një emër artistik dhe se kënga u është përkushtuar vajzave të bukura 17-vjeçare, por që në fakt ky ishte thjesht një truk. Thuhet që njohja e tyre është bërë në një nga lokalet e natës, ku Pirro ishte frekuentues i rregullt.

Ne lokalet e nates Exclamation Exclamation hahahahah...Lena mos u deshpero....hihihiih... bounce
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeSun Feb 01, 2009 2:45 pm

Nuk mund ta besoj se si me paska tradhetuar Pirrooo Crying or Very sad Crying or Very sad Crying or Very sad
Hahahahahaa
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Arta
Admin
Admin
Arta


Number of posts : 184
Location : hmmm nuk e di....
Registration date : 2008-10-05

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeMon Feb 02, 2009 1:43 pm

hahahahah...mos me thuaj qe po qan...haahahahha....Twisted Evil
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeWed Feb 04, 2009 12:10 am

Po si jo ahahahahhaa Crying or Very sad Sad Smile
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeWed Feb 04, 2009 12:11 am

Kengetaret tjere F.0203194639733_m



Mihrija: Nuk dua t’i bëj konkurrencë vetes

Këngëtarja Mihrije Braha tashmë e ka të gatshme një këngë të re, mirëpo preferon që atë ta lansojë kah muaji mars, për faktin se nuk dëshiron "t’i konkurrojë vetes".
Realizimi i fundit i Mihrijes, “Ti nuk je shtëpia ime”, është pëlqyer nga publiku dhe është njëra nga këngët më të kërkuara në top-lista, dhe pikërisht kjo është arsyeja që këngëtarja preferon që këngën e re ta lansojë dikur më vonë.

“Nuk dua t’i bëj konkurrencë vetes, për këtë kam vendosur që këngën e re ta lansoj në pranverë”, është shprehur Mihrije Braha për të përditshmen “Infopress”.
Më tej këngëtarja ka shtuar se kënga është e përfunduar, ndërsa ajo ende nuk ka vendosur se ku do ta realizojë klipin. Edhe kjo këngë është realizim i Armendit dhe Aidës.
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeWed Feb 04, 2009 12:13 am

Kengetaret tjere F.0203185200104_m


Videoklipi i këngës “Shum nalt”

Këngëtarja e cila kohëve të fundit ka pushtuar skenën muzikës shqipe, Dafina Zeqiri, pas suksesit që pati me këngën në bashkëpunim me Bleron dhe F-Kay, "La vida loca", e cila shumë shpejtë u shndërrua në hit, ka realizuar një tjetër klip të një bashkëpunimi të ri.
Kënga e cila mban titullin “Shum nalt” është një bashkëpunim i reperit Capital T, grupit 2 po 2 dhe Dafinës.


Last edited by Lena on Thu Feb 05, 2009 4:52 am; edited 1 time in total
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeWed Feb 04, 2009 12:22 am

Kengetaret tjere F.0203004253183_m



Blero ende i dashuruar nё Norёn

Duke folur nё njё intervistё pёr Alsat-M, kёngёtari i njohur kosovar, Blero, ka pranuar se ai ende ka ndjenja pёr ish-tё fejuarёn e tij, Nora, dhe ka shtuar se ndarja ka qenё “e shkruar”.
Blero ishte mysafir nё emisionin “Mama’s Big Show”, qё udhëhiqet nga Big Mama, ku mes tjerash ka folur edhe pёr jetёn e tij private, nё veçanti pёr raportet me Norёn.

“Po, ёshtё e vërtetё se jemi takuar prap. Ka qenё takim i thjeshtё. Kemi ngrёnё darkё dhe asgjë mё shumё”, ka pranuar Blero.

I pyetur nga Bigi se cila kishte qenё arsyeja e ndarjes, kёngёtari ka zgjedhur përgjigjen mё tё lehtё: “Ështё njё histori shumё e gjatё, por me njё fjalё thёnё, kështu ka qenё e shkruar”.

Ndёrsa i pyetur mё tej, nёse ai vazhdon tё jetё i dashuruar nё ish-tё fejuarёn e tij, Blero ёshtё përgjigjur shkurt, “Po. Dhe e respektoj shumё”.
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeWed Feb 04, 2009 10:43 pm

Kengetaret tjere Zanfina_ismaili_02

Zanfina: Ëndrra ime është më e madhe


Në një intervistë për të përditshmen "Kosova Sot", këngëtarja Zanfina Ismaili duke folur për kohën kur ajo ka qenë tinejxhere ka pohuar se ajo ka realizuar vetëm një pjesë të ëndrrave të saj dhe shpreson që në të ardhmen do t’i realizojë të gjitha.
E pyetur nëse ka menduar ndonjëherë se do ta arrijë këtë sukses që e ka sot, Zanfina është përgjigjur se pretendimet e saja shkojnë më larg.

“Kam dëshiruar dhe kam besuar se do të arrij, por unë pretendoj më shumë se kaq. E kam realizuar vetëm një pjesë të ëndrrave të mia. Ndërsa për momentin jam në realizimin e tyre”, është shprehur këngëtarja për “Kosova Sot”.
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeWed Feb 04, 2009 10:45 pm

Kengetaret tjere Troja1

Së shpejti albumi i ri i grupit "Troja"


Këto ditë pritet të del në treg albumi i ri i grupit kosovar të muzikës heavy- metal "Troja".
Albumi përmban dhjetë këngë dhe titullohet si kënga promovuese “Amaneti i Clownit”, videoklipi i të cilës është lansuar javën që shkoi. Muzikën dhe tekstet i kanë bërë vetë anëtarët e grupit, të cilët në këtë album kanë punuar më shumë se dy vite.
“Është një zë i njerëzve normalë që e duan vendin e tyre dhe një mesazh për ata që ndoshta e duan këtë vend, por që e kanë harruar pas lufte- duke e dashur veten më shumë”, është cituar nga gazeta “Koha Ditore” frontmeni i grupit “Troja”, Bujar Berisha.
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Arta
Admin
Admin
Arta


Number of posts : 184
Location : hmmm nuk e di....
Registration date : 2008-10-05

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeThu Feb 05, 2009 12:06 am

Shum grup i mir kta djemt aa....hahaha...yeahhh rock n' roll...
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeSat Feb 07, 2009 2:18 pm

Kengetaret tjere 2407057772_bab6d28f95 Kengetaret tjere F.0715012248422_m
Shfaqet klipi "Më merr"


Njëri nga grupet më famshme mbarëshqiptare të muzikës rep, Tingulli 3NT, së fundmi kanë lansuar klipin e bashkëpunimit të tyre të fundit me Soni Malaj.
Kënga mban titullin “Më merr” dhe ishte bërë shumë shpejt hit nëpër radiot tona, ndërkaq pritet që realizimi i videoklipit ta popullarizojë shumë më tepër këtë këngë.

Që nga publikimi i albumit të fundit të Tingulli 3NT, “Pika për vesh”, kjo këngë është konsideruar si njëri nga bashkëpunimet më të mira të vitit 2008.
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeSat Feb 07, 2009 2:21 pm

Kengetaret tjere Grupi%2BAurora
Albani: Mbajmë kontakte, por jo si më parë


Anëtari i larguar i grupi “Aurora”, Alban Mehmeti, ka theksuar se pavarësisht se nuk është më pjesë e grupit, ai vazhdon të ketë kontakte me dy anëtarët e tjerë, porse jo si më parë.
Albani është ndarë nga grupi me të cilën u bë i famshëm, ndërsa në një intervistë për “Infopress”, duke treguar arsyet e ndarjes, ka pohuar se preferon të krijojë një karrierë solo duke bartur të gjitha përgjegjësitë mbi vete, ndërkohë që mundohet ta ruajë miqësinë me anëtarët e mbetur të grupit “Aurora”.

“Siç ndodh në çdo grup, qoftë ai edhe botëror, vjen deri te një moment ku njeriu mendon se mund të punojë edhe vet dhe dëshiron t’i marrë të gjitha përgjegjësitë përmbi vete”.

“Kështu që kemi vendosur në bashkëpunim edhe me dy anëtarët tjerë të marrim rrugë të ndryshme. Unë tash jam vetëm dhe në të ardhmen nuk e di a do të merrem me muzikë apo me diçka tjetër”.

“Kam vendosur që të shkoj në këtë drejtim, do të thotë solo, dhe tash çdo përgjegjësi e kam mbi vete”.

“Ne mbajmë kontakte, dëgjohemi herë pas here, por jo si më parë”, është shprehur këngëtari për “Infopress”.
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeTue Feb 10, 2009 9:59 pm

Kengetaret tjere F.0210150124896_m


Genta ka operuar hundën

Këngëtarja Genta Ismajli ka pasur një ndërhyrje kirurgjike në hundë. Ajo e ka treguar këtë në një intervistë në KTV, ku ndër të tjera ka folur edhe për videoklipin e saj të ri "E pamundur".
"Jam operuar për shkak të vështirësive me frymëmarrjen. Tash ndihem më mirë", është shprehur këngëtarja.

Një intervistë të zgjeruar me Gentën rreth videoklipit të saj të ri "E pamundur" do të mund ta ndiqni në edicionin e sotëm të "Express Live", ku do të flasë edhe për jetën e saj private.
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitimeWed Feb 11, 2009 1:48 am

Kengetaret tjere F.0209224218807_m


Arta konfirmon fejesën

Këngëtarja Arta Bajrami ka konfirmuar fejesën e saj gjatë një interviste në "Rrokum TV".
Ditë më par mediat kishin aluduar se këngëtarja e hitit “Jo ti zemra jeme” është fejuar, ndërsa gjatë të qenit mysafire në “Rrokum TV”, Arta ka konfirmuar fejesën e saj duke treguar unazën para kamerave.

Për më shumë, këngëtarja ka zbuluar se i dashuri i saj jeton në Gjermani, është biznesmen dhe e thërrasin Xhimi.
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Sponsored content





Kengetaret tjere Empty
PostSubject: Re: Kengetaret tjere   Kengetaret tjere Icon_minitime

Back to top Go down
 
Kengetaret tjere
Back to top 
Page 1 of 2Go to page : 1, 2  Next

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Alban Skenderaj :: Alban Skenderaj :: News-
Jump to: