Alban Skenderaj
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alban Skenderaj

www.AlbanSkenderaj.net
 
HomePortaliLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 Alban News

Go down 
5 posters
AuthorMessage
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Alban News Empty
PostSubject: Alban News   Alban News Icon_minitimeSun Oct 05, 2008 3:32 am

Miriam Cani pranon lidhjen me Alban Skënderaj

Është e bukur, e talentuar dhe e famshme…

Ëndrra e saj mori jetë kur pesë vjetë fitoi vendin e parë në një talent shou në televizionin gjerman, i ngjashëm me “Star Akademy”-në në Tv Klan. Vajza shqiptare fitoi vendin e parë në këtë garë të ashpër talentesh, duke spikatur si në muzikë ashtu dhe në disiplinën e baletit, duke treguar një aftësi të rrallë prej “femre spektaklesh” (shou girl). Së bashku me pesë finalistet, vajza nga Elbasani do të ndërtonte grupin “Preluders”, i cili për kohën mahniti gjithë Europën me hitet dhe shoun që dhuronte, duke arritur deri në Amerikën e largët.

Kaq u desh dhe që nga ajo kohë, Miriamin e ka përndjekur fama… Një nga ëndrrat e saj ishte të kthehej në vendlindje dhe të bëhej e dashur dhe për bashkëatdhetarët e saj. Një prezantim në spektaklin “Miss Globe International” organizuar nga “Deliart Assocation” dhe Cani hyri e sigurtë në tregun muzikor shqiptar. Ajo do të bënte dhe një koncert në kryeqytet, një në Durrës dhe një në Elbasan, së bashku me grupin “Preluders”, lidere e së cilës ishte. Muzikali “Chicago” ishte një tjetër ngjarje e rëndësishme në jetën e saj profesionale, që e lidhi akoma më tepër më skenën shqiptare.

Pas këtyre sukseseve që kanë një lidhje ekskluzive me muzikën, Miriami pushton televizionet gjermane edhe si prezantuese, moderatore e producente spektaklesh. “Jam jashtë mase e kënaqur me jetën time profesionale… Momentalisht po realizoj dy emisione të miat në ekranet gjermane. Të dyja janë formate muzikore dhe kanë në qendër të tyre hitet më të mira të momentit, brenda dhe jashtë vendit. Secili prej këtyre programeve ka nga 850.000 shikues në ditë” tregon me krenari Miriami. “Para disa javësh kam ftuar në emision edhe Albanin (Skënderajn) ku ai prezantoi këngën më të fundit, “Larg dhe afër”. Ky prezantim para publikut jo vetëm gjerman por dhe europian, pati një impakt pozitiv. Kam qenë po aq e lumtur për këtë sukses sa ç`do kisha qenë për veten, se më gëzon fakti që një artist shqiptar po krijon audiencë të huaj”,shton këngëtarja elbasanase. Ndërkohë që duket se me vajzat e “Preluders”, pavarësisht nga dëshira e madhe, s`ka në plan asnjë projekt. “Secila është duke u marrë me projektet e veta. Momentalisht, s`kam as edhe një ditë kohë për diçka tjetër përpos aktiviteteve personale. Gjërat janë perfekt kështu siç janë” thotë Cani.

JAM E LUMTUR QË KAM NJOHUR ALBANIN!
Ndonëse nuk e thotë me plot gojën, në një farë mënyre Miriami konfirmon më në fund, ekskluzivisht për gazetën “Panorama” atë lidhje të përfolur aq shumë, që e ka tortuar kaq gjatë shtypin shqiptar: mes saj dhe Alban Skënderajt, ka diçka që e kalon shoqërinë e thjeshtë. Kjo duket qartë kur Miriami shprehet: “Çdo gjë duhet të ndodhë në kohën e duhur dhe krejt natyrshëm, jo e detyruar. Sidomos kur bëhet fjalë për jetën private. Ajo çfarë mund të them është se unë dhe Albani jemi shumë të lumur që kemi njohur njëri-tjetrin dhe gjëja më e bukur është se pasioni i përbashkët na ka lidhur akoma më fort. Kemi shumë respekt ndaj njëri-tjetrit dhe këto janë arsyet përse ne do të ecim shumë e më shumë përpara, në çdo aspekt. Mendoj se përgjigja është shumë e qartë”.

Ajo shton se raporti mes të dyve është i veçantë. Punojnë bashkë, kanë të njëjtin pasion dhe e kanë ndihmuar njëri-tjetrin. “Kemi të njëjtat pasione, një botë të njëjtë shpirtërore. Momentalisht kemi aq shumë punë dhe projekte që po i realizojmë bashkë, sa nuk do mjaftonte një intervistë që të flisja për jetën tonë private… përpos faktit që ajo është e shenjtë dhe s`mund të rrëfehet në dy fjali” shton Miriami. Ajo dhe Albani duket se nuk janë bashkë vetëm në jetë, por dhe në muzikë. Kanë realizuar së bashku një duet dhe po përpiqen të kënaqin fansat edhe me një klip. Dëshira e tyre është që të hyjnë në tregun muzikor botëror me duetin, por kjo nuk është aspak e thjeshtë. “Megjithatë gjërat po ecin mirë. Në Gjermani shumë firma dhe marka prestigjioze duan ta marrin këngën për fushata publicitare por ka dhe shtëpi kinematografike të rëndësishme dhe me emër në Gjermani, të cilat e duan atë për kolonë zanore në filmat e tyre” shton vajza nga Elbasani.

Por asnjëri prej të dyve nuk nxiton, se gjërat e bukura duan kohë që të marrin jetë. “Çdo gjë në kohën e duhur”, thotë Miriami. Kënga është dhe në versionin shqip në albumin e Albanit, i cili është realizuar në studion e Miriamit dhe me bashkëpuntorët e saj. “Albani është një njeri jashtë mase i talentuar. Që ditën e parë që e dëgjova isha e bindur se ai meriton shumë më shumë nga sa ka arritur. Do përpiqem me gjithë forcën time që ai të ketë sukses edhe këtu në Gjermani, por gjithçka në fund fare varet nga aftësitë e tij dhe të njerëzve me të cilët punon. Do më pëlqente që Albani me talentin e tij të prezantonte artin shqiptar në botë, sepse mendoj që ai është mashkulli më i kompletuar si artist” shprehet për gazetën këngëtarja. Menaxheri i saj është gjithashtu edhe menaxheri i Albanit dhe ajo është e bindur se një ditë miku i saj do të arrijë famën ndërkombëtare.

Burimi: Gazeta Panorama
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Alban News Empty
PostSubject: Re: Alban News   Alban News Icon_minitimeMon Oct 20, 2008 9:23 pm

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani,ne publik bashke

Shumë surpriza kanë përgatitur organizatorët
e “Miss Globe International” që për të pestin
vit zbret në Shqipëri. Mbrëmjen e së dielës
në një skenë të ndërtuar enkas në Pallatin e
Sportit “Asllan Rusi”, me një dekor bardh e zi dhe tre
pasarela që zbresin deri pranë publikut do të parakalojnë
37 bukuroshe nga të pesë kontinentet e Globit.
Nën prezantimin e Hygerta Sakos dhe Piter Bross
mbremja e 19 tetorit duket se do të zbulojë shumë
supriza për publikun shqiptar. Të parat që kanë ditë
që po punojnë për të sjellë përpara publikut diçka krejtësisht
të veçantë në këtë edicion, janë dy studente të
Akademisë së Arteve. Heroldina Koçillari dhe Edlira
Bozo kanë punuar pa ndërprerje për gjashtë ditë më
radhë për të krijuar maskat që konkurentet e këtij viti do
të mbajnë gjatë parakalimit para publikut me fustanet e
mbrëmjes. Është një risi speciale e këtij viti që vetëm
sa do ta shtojë luksin e mbrëmjes. “Ideja e
masakave është që pavarësisht se bëhet fjalë
për misse, - për 37 vajza të bukura
që synojnë të gjitha kurorën e
“Miss Globit”, - përçojnë karaktere
të ndryshme”, thotë
Heroldina. Ato do ta shfaqen
me të njëjtën maskë të gjitha,
por brenda tyre fshihen karaktere
kretësisht të ndryshëm nga njëritjetri”.
Dhe nuk mbaron me kaq.
Sepse mbrëmjen e së dielës ka akoma
shumë të ftuar specialë që do të shtojnë
ritmin e këtij edicioni të radhës së
“Miss Globe”. Do të shfaqen për herë të
parë së bashku në skenën shqiptare edhe
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Një çift që
kohët e fundit ka qenë jo pak i pranishëm nëpër
kronikat rozë të kryeqytetit, për historinë e tyre të
dashurisë. Në fillim lidhja e tyre qarkulloi vetëm si
thashethem dhe vetëm pak ditë më parë në klipin e
tij të ri, Albani u shfaq në një bashkëpunim të parë me
bukuroshen Cani. Më shumë detaje rreth tyre, mbase
do të zbulohen të dielën, paraditen e së cilës Alban
Skënderaj pritet të fluturojë drejt Tiranës. Në fakt, sipas
planeve ai duhej të kishte mbërritur që të shtunë
në Shqipëri, por një vonesë e paparashikuar e ka shtyrë
udhëtimin e tij për paraditen e 19 tetorit.
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Arta
Admin
Admin
Arta


Number of posts : 184
Location : hmmm nuk e di....
Registration date : 2008-10-05

Alban News Empty
PostSubject: Re: Alban News   Alban News Icon_minitimeTue Oct 21, 2008 4:41 pm

E kam ditur se diqka po luan me Miriamin Albani...hehehehe...
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Alban News Empty
PostSubject: Re: Alban News   Alban News Icon_minitimeWed Oct 22, 2008 2:17 am

Alban News 115f89503138416L


Shocked Rolling Eyes
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Arta
Admin
Admin
Arta


Number of posts : 184
Location : hmmm nuk e di....
Registration date : 2008-10-05

Alban News Empty
PostSubject: Re: Alban News   Alban News Icon_minitimeWed Oct 22, 2008 11:04 pm

Cift i perkryer per mendimin tim...M-A me fal...hahahahaha....you know it baby...kisssss..... Very Happy
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Alban News Empty
PostSubject: Re: Alban News   Alban News Icon_minitimeThu Oct 23, 2008 12:28 am

po po qift i perkryer Sad hahahahaa....... Wink
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Linda'D
OK
OK
Linda'D


Number of posts : 36
Location : Republic Of Kosova
Registration date : 2008-10-12

Alban News Empty
PostSubject: Re: Alban News   Alban News Icon_minitimeThu Oct 23, 2008 1:43 am

Albani eshte me i mire per nga pamja fizike mendoj...patjeter qe ju deshiroj fat
Back to top Go down
http://www.top-channel.tv
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Alban News Empty
PostSubject: Re: Alban News   Alban News Icon_minitimeThu Oct 23, 2008 11:58 pm

Albani gjithsesi eshte i mir per nga pamja......por ka dhe nje ze fantastik............
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Lina
Antar i sapo ardhur
Antar i sapo ardhur



Number of posts : 27
Registration date : 2008-10-26

Alban News Empty
PostSubject: Re: Alban News   Alban News Icon_minitimeSun Oct 26, 2008 12:35 am

Albani mund te jete me i mire nga pamja fizike,por edhe Miriami eshte nje femer ce ka vlera te larta,nje ze te mrekullueshem, mbi te gjitha gezon DASHURINE E ALBANIT ce eshte me e rendesishmja se gjdo gje tjeter...
Back to top Go down
Arta
Admin
Admin
Arta


Number of posts : 184
Location : hmmm nuk e di....
Registration date : 2008-10-05

Alban News Empty
PostSubject: Re: Alban News   Alban News Icon_minitimeSun Oct 26, 2008 12:25 pm

Pajtohem me ty Lina
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Alban News Empty
PostSubject: Re: Alban News   Alban News Icon_minitimeTue Oct 28, 2008 5:11 am

ALBANI, MIRIAMI dhe ndryshimi nga posterat


Alban News Alban_skenderaj
Është folur shumë për të dy, për një lidhje dashurie që ekziston mes tyre dhe shpesh herë kanë rënë edhe pre e thashethemeve nëpër gazeta. Ja tek janë shfaqur bashkë në skenën e ‘Miss Glboe’ ku kanë kënduar bashkë hitin më të fundit.
Shumë të dashur me njëri-tjetrin ata kanë pozuar madje edhe përpara aparatëve fotografik në skenë, ndërsa jashtë sallës së Pallatit të Sporteve ‘Asllan Rusi’ nuk i kanë shkëputur duart për asnjë moment nga njëri-tjetri duke ecur gjithmonë në sinkron.
Por ajo që vëmë re është se çifti nuk i ngjan aspak imazhit që posterat artistik nxjerrin. Shifni vetë dhe gjykoni për pamjen!
Burimi: Gazeta Shqiptare
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Arta
Admin
Admin
Arta


Number of posts : 184
Location : hmmm nuk e di....
Registration date : 2008-10-05

Alban News Empty
PostSubject: Re: Alban News   Alban News Icon_minitimeWed Oct 29, 2008 12:44 am

Duken shum bukur.... flower Fatë Alban zemra... I love you ...
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Lina
Antar i sapo ardhur
Antar i sapo ardhur



Number of posts : 27
Registration date : 2008-10-26

Alban News Empty
PostSubject: Re: Alban News   Alban News Icon_minitimeFri Nov 07, 2008 4:41 pm

si 2 Pellumba ...
Back to top Go down
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Alban News Empty
PostSubject: Re: Alban News   Alban News Icon_minitimeSun Nov 09, 2008 3:47 pm

Me te vertete duken shume bukur.......ju uroj fat.....Very Happy.......Wink....
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
erisa

erisa


Number of posts : 5
Location : albania
Registration date : 2009-01-16

Alban News Empty
PostSubject: Re: Alban News   Alban News Icon_minitimeSat Jan 17, 2009 3:02 pm

Very Happy Miriami me te vertet eshte fatlume.Albani eshte i mrekullueshem
Back to top Go down
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Alban News Empty
PostSubject: Re: Alban News   Alban News Icon_minitimeSat Feb 07, 2009 2:03 pm

Alban News 7042083
Alban Skёnderaj nuk pёlqen stilin e tij tё flokëve


Kёngёtari joshës nga Shqipёria, Alban Skёnderaj, gjatë pjesëmarrjes në një shou televiziv ka pohuar se ajo çfarë ai do tё ndryshonte te vetja ёshtё 'stili i flokëve'.
Albani ishte mysafir nё shou-emisionin “Zonё e Lirё”, ku drejtuesi i emisionit, Arjan Çani, kishte përgatitur njё intervistё mё tё veçantё pёr tё, me emrin “Pasqyra”.

Derisa Albani shikohej nё pasqyrё, ai përgjigjej edhe nё pyetjet e Arjanit, nё mesin e tё cilave ishte edhe pyetja se çfarë do t’i thoshte tё ndryshojë “personit qё sheh nё pasqyrё”.

“Ndërroje stilin e flokëve sepse dukesh sikur ke tridhjetë vjet kështu”, i ёshtё drejtuar Albani ‘vetes’ sё tij.
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Magdalena
Admin
Admin
Magdalena


Number of posts : 227
Age : 33
Location : Albania
Registration date : 2008-10-04

Alban News Empty
PostSubject: Re: Alban News   Alban News Icon_minitimeSun Mar 08, 2009 11:00 pm

Alban News Albanskenderaj(1) Alban News Pirro-cako

Çako dhe Skënderaj koncert në New York

Këngëtari dhe kompozitori Pirro Çako dhe hit-këngëtari Alban Skënderaj kanë vendosur të mbajnë një koncert të përbashkët në SHBA, njofton suplementi "Bluetooth" i "Gazetës Shqiptare".
Dy këngëtarët janë ftuar që në fund të këtij muaji (29 mars) të këndojnë së bashku në një koncert, i cili do të organizohet në New York.

Mësohet se shqiptarët në Amerikë, tashmë kanë filluar t’i sigurojnë biletat për të ndjekur nga afër dy nga emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare.
Back to top Go down
https://albanskenderaj.albanianforum.net
Sponsored content





Alban News Empty
PostSubject: Re: Alban News   Alban News Icon_minitime

Back to top Go down
 
Alban News
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» Alban Skenderaj

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
Alban Skenderaj :: Alban Skenderaj :: News-
Jump to: